Ministrja Rizvanolli priti përfaqësuesit e "Kosova Thëngjill” Sh.A.

Prishtinë, 08.05.2021 - Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e shoqëruar nga zëvendësministri i Ekonomisë Mentor Arifaj, Udhëheqësi i Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike, Besim Imeri, dhe nga shefi i kabinetit të Kryeministrit, Luan Dalipi, dje takuan përfaqësuesit e “Kosova Thëngjill” Sh.A.

Gjatë takimit u diskutua në lidhje me punën  e ndërmarrjes “Kosova Thëngjill” Sh.A. e cila tash e një kohë është duke u ballafaquar me vështirësi të mëdha financiare. Agim Grejqevci, shefi i prodhimit të “Kosova Thëngjillit” Sh.A., në emër të punëtorëve të kësaj ndërmarrje tha se kërkesa e tyre është që “Kosova Thëngjill” Sh.A. të kthehet nën KEK, për çfarë edhe u organizua protesta e djeshme, ndonëse kishte një takim të planifikuar për dje në ora 13:00, mes Ministrisë së Ekonomisë dhe përfaqësuesve të “Kosova Thëngjill” Sh.A.

Në takimin e mbajtur pas protestës, të planifikuar më parë, për të diskutuar pikërisht çështjet e ngritura në protestë, ministrja Rizvanolli tha se, kjo kërkesë do të analizohet dhe se në bashkëpunim me KEK-un do të angazhohet që të sqaroj dhe adresoj kërkesat e paraqitura nga ata.

Nderkaq, palët u pajtuan që të vazhdojnë kontaktin dhe komunikimin me njëra tjetrën.
njoftim-per-diskutim-publik

KOSOVO IN UNESCO