Ministrja Rizvanolli merr pjesë në konferencën ndërkombëtare ”Qëndrueshmëria mjedisore dhe ndryshimet klimatike”

Prishtinë, 23.09.2022 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka marrë pjesë në Konferencën e Parë Ndërkombëtare “Qëndrueshmëria mjedisore dhe ndryshimet klimatike” .
Kjo konferencë është mbajtur në Prishtinë nën organizimin e Qendrës për Energji dhe Qëndrueshmëri.

Në konferencën “Qëndrueshmëria mjedisore dhe ndryshimet klimatike” ka marr pjesë  ministri i Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu si dhe Rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti.

Ministrja Rizvanolli para të pranishmëve tha se Kosova ka bërë hapa progresiv në sektorin e energjisë, e me theks të veçantë në atë të burimeve të ripërtëritshme gjë që e  dëshmon edhe Strategjia e Energjisë 2022-2030 e cila pritet të miratohet gjatë këtij viti, në të cilën janë të vendosura orientimet zhvillimore të sektorit të energjisë për periudhën 10 vjeçare andaj një e ardhme e energjisë së pastër me shumë integrim të burimeve të ripërtëritshme të energjisë, investime në efiçiencë të energjisë dhe modernizim të rrjetit kërkon angazhimin dhe përfshirjen e të gjithëve, ashtu që të sigurohemi që shoqëria jonë është e gatshme të përcjellë dinamikën e teknologjive të reja.

Tutje Rizvanolli shtoi se ndodhemi në një kohë ku i tërë sektori i energjisë në Evropë është duke u reformuar, dhe për neve politikbërësit kjo krizë energjetike padyshim që e bënë më të vështirë vendimmarrjen sepse vendimet që duhen të merren tani duhet të garantojnë siguri të furnizimit por në të njëjtën kohë duke siguruar që zgjidhjet momentale nuk rrezikojnë përkushtimin tonë drejt dekarbonizimit.


 

KOSOVO IN UNESCO