Ministria e Ekonomisë vë në dispozicion online Marrëveshjen për Subvencionim

Prishtinë, 24.11.2022 - Ministria e Ekonomisë, me qëllim të lehtësimit të procedurave për aplikuesit në Thirrjen Publike për Subvencionim të Efiçiencës së Energjisë për Qytetarët të datës 18.11.2022, ka vendosur që qytetarëve  t’ua vë në dispozicion elektronik edhe Marrëveshjen për Subvencionim, duke eliminuar nevojën e qytetarëve që të paraqiten fizikisht në Ministrinë e Ekonomisë për nënshkrimin e Marrëveshjes.

Ministria e Ekonomisë informon të gjithë aplikuesit se Marrëveshja për Subvencionim do të jetë e qasshme për shkarkim në web faqen e Ministrisë së Ekonomisë, e cila pas plotësimit nga ana e Palës do të ngarkohet në platformën e-Kosova, në kuadër të Fazës 2 të aplikimit edhe në linkun në vijim: https://me.rks-gov.net/sq/lajmet/hapet-thirrja-e-dyte-publike-per-subvencionim-te-eficiences-se-energjise-per-qytetaret-#.Y3921b3MKM8 .

Gjithashtu, Ministria e Ekonomisë njofton të gjithë qytetarët që tashmë kanë përfunduar aplikimin në Fazën 2, se Marrëveshjen për Subvencionim mund ta shkarkojnë në web faqen e Ministrisë dhe ta përcjellin në mënyrë elektronike në email: imer.raci@rks-gov.net

Ndryshimi i kësaj procedure ka për qëllim t’u krijojë qytetarëve mundësinë që të përfitojnë subvencionin me sa më pak barrë administrative.

 

SHKARKO MARRËVESHJET

KOSOVO IN UNESCO