Ministria e Ekonomisë nënshkruan marrëveshje për mbështetje financiare prej 14.8 Milion për Trepçën dhe Telekomin, si dhe merr vendim për Masa Emergjente

Prishtinë, 31 dhjetor, 2021 - Ministria e Ekonomisë, përkatësisht Njësia për Monitorim të Ndërmarrjeve Publike ka nënshkruar tri marrëveshje me Ndërmarrjen Publike “Trepça” Sh.A..
Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë mbi 4.8 Milion euro si mbështetje financiare për “Trepçën” për t’ia lehtësuar obligimet financiare në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike për masën 4.6 – Mbështetja e Ndërmarrjeve Publike.

Në kuadër të të njejtës masë të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, Njësia për Monitorim të Ndërmarrjeve Publike në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë ka nënshkruar marrëveshje me Ndërmarrjen Publike të Telekomit të Kosovës, ku Telekomi përfiton mbështetje financiare prej 10 Milion euro për të siguruar operim të vazhdueshëm të infrastrukturës kritike nacionale.

Duke u bazuar në rekomandimet e Komitetit Teknik për Masat e Emergjencës në Furnizimin e Energjisë, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka marrë vendim për masa emergjente për t’u përballur me krizën e energjisë.

Këto masa përfshijnë ndalimin e prodhimit të kriptovalutave në të gjithë teritorin e Republikës së Kosovës, ku obligohen të gjitha insititucionet relevante të identifikojnë lokacionet e prodhimit të kriptovalutave dhe të ndalojnë aktivitetin në fjalë.
 

KOSOVO IN UNESCO