Mbahet takimi i Komisionit Ndërministror për Ndërmarrje Publike

Prishtinë, 04.05.2022 – Sot është mbajtur takimi i Komisionit Ndërministror për Ndërmarrje Publike i udhëhequr nga Ministrja e Ekonomisë së Republikës së Kosovës, Artane Rizvanolli. Në këtë takim pjesëmarrës kanë qenë edhe Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, Ministri i Zhvillimit Rajonal, Frikrim Damka,  Zv. Ministri i Ekonomisë, Mentor Arifaj si dhe Zv. Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Resul Markeshi.


Gjatë takimit janë shqyrtuar dhe miratuar katër pika të rendit të ditës, të cilat përfshijnë:


Miratimin e kërkesës së Ndërmarrjes Publike Infrakos për implementimin e “Koridorit të Gjelbër” në bashkëpunim me Manifestën (Bienalen Nomadike Evropiane të Artit Bashkëkohor), e cila do të mbajë edicionin e 14-të në Prishtinë. Ky Korridor i Gjelbër përfshinë një ndërhyrje urbane, me qëllim të promovimit të mobilitetit të gjelbër dhe shndërrimin e segmentit të papërdorur të shinave hekurudhore në një shteg të gjelbër për ecje, duke arritur kështu, rivitalizimin e hapësirës publike.


Miratimin e Kërkesës së Ndërmarrjes Publike Trainkos, për mundësinë e huazimit (shfrytëzimit) të asetit të kësaj ndërmarrjeje, lokomotivës jashtë funksionit, për Tryezën e Kulturave “Round House Europe” në Augsburg të Gjermanisë, ku do të paraqiten “Lokomotivat Ambasadore” historike nga shtetet e Evropës.


Miratimin e Raportit Vjetor të Performancës për vitin 2020 për Ndërmarrjet Publike, i cili do të përcillet në Qeverinë e Republikës së Kosovës.


Si dhe, miratimin e kërkesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme për dhënien e dy kamionëve nga KRU Gjakova në Agjencinë e Menaxhimit Emergjent, përkatësisht zjarrfikësit e Kosovës, për t’i shërbyer interesit të përgjithshëm publik.

 

KOSOVO IN UNESCO