Mbahen konsultimet publike për Strategjinë Kombëtare të Energjisë 2022 – 2031 në Komunat e Prizrenit dhe Pejës

Prizren dhe Pejë, 21.06.2022 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli së bashku më përfaqësues nga Departamenti i Energjisë ka mbajtur konsultimet publike rreth Strategjisë Kombëtare të Energjisë 2022 – 2031 ku ka prezantuar para asamblistëve, përfaqësuesve të bizneseve dhe qytetarëve të Prizrenit dhe Pejës draftin e strategjisë.

Ministrja Rizvanolli së bashku me ekspertë të sektorit të energjisë të cilët kanë punuar në hartimin e draftit të strategjisë, kanë prezantuar planet në sektorin e energjisë për periudhën dhjetëvjeçare dhe vizionin e Qeverisë së Kosovës në këtë sektor kyç për zhvillimin ekonomik të vendit.

Gjatë diskutimit, Ministrja Rizvanolli para të pranishmëve potencoi rëndësinë që ka kjo strategji në sigurimin me furnizim me energji elektrike, përballueshmërinë e çmimeve, integrimin e tregut rajonal si dhe mbrojtjen e ambientit. Ministrja gjithashtu ka cekur që Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që transformimi i Sektorit të Energjisë të bëhet me drejtësi sociale dhe të mbrohen veçanërisht konsumatorët e cenueshëm.

Pas prezantimit të draftit të Strategjisë dhe planeve 10 vjeçare nga ana e Ministres dhe përfaqësueseve të Ministrisë së Ekonomisë është hapur diskutimi ku qytetarët, asamblistët dhe të gjithë të pranishmit kanë shprehur komentet, sugjerimet e mendimet e këtij drafti.

Drafti i Strategjisë Kombëtare të Energjisë 2023 -2031 është në diskutim publik deri më 27 qershor 2022 në platformën e Diskutimeve Publike si dhe në ueb-faqen e Ministrisë së Ekonomisë.

KOSOVO IN UNESCO