Kryeministri Kurti dhe Ministrja Rizvanolli takojnë gjeneralin Clark

Prishtinë, 14.04.2022  - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe zëvednëskryeministrja Emilija Rexhepi, kanë pritur ish-komandantin suprem të forcave aleate të NATO-s në Evropë gjatë viteve 1997-2000, gjeneralin Wesley K. Clark.

Në takimin të pranishëm ishin edhe investitorë të huaj, u bisedua për zhvillim e ekonomisë dhe reformat e nisura nga qeveria.

Duke biseduar për angazhimin e qeverisë ndaj perspektivës së re të energjisë, u tha se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar të punojë drejt diversifikimit të burimeve energjetike të vendit dhe ruajtjen e sigurisë së furnizimit. Lidhur me këtë temë, ministrja Rizvanolli foli për procesin drejt finalizimit të Strategjisë Kombëtare të Energjisë 2022-2031 dhe planit të veprimit, për një tranzicion të drejtë energjetik për vendin.

Gjatë takimit u ritheksua angazhimi i Qeverisë për të tërhequr investitorë që do të zhvillojnë kapacitete të reja energjetike që ofrojnë siguri të furnizimit.
 

KOSOVO IN UNESCO