Kosova godite nga një tërmet me magnitudë 2.8 Shkallë të Rihterit

Prishtinë, 31,07.2022 -  Bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, më 31.07.2022 në ora 08:28:46 sipas kohës lokale, territori i Kosovës është goditur me një tërmet me magnitudë 2.8 sipas Shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet III-IV ballë të Merkalit.

 

Thellësia hipoqendrore ishte 5 km.
Epiqendra e këtij tërmeti ishte - lokacioni me koordinata gjeografike: 42.252, 21.327;
7 km në Jugperëndim JP të Vitisë;
6 km në Verilindje VL të Kaçanikut;
2 km në Verilindje VL të fshatit Nikaj.


Tërmeti në fjalë nuk kishte potencialin të rrezikon qytetaret, apo ndonjë dëm material për shkak të forcës se ulët d.m.th. nuk kishte vend për panik apo shqetësime, njëherësh ky tërmet dëshmon për zonën që është zonë aktive, e cila zonë në të kaluarën ishte goditur nga tërmete me intensitet të lartë bazuar në katalogun historik të tërmeteve. Kjo zonë edhe në të ardhmen mund të gjenerojë tërmete me magnitudë të intensiteti të lartë, ashtu sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë.

KOSOVO IN UNESCO