Janë përmbushur kriteret për nënshkrim dhe identifikim elektronik

Prishtinë, 17.01.2023 - Nga tani të gjitha kriteret ligjore për nënshkrim dhe identifikim elektronik janë përmbushur sipas standardeve Evropiane, e-IDAS. Bizneset, institucionet e qytetarët do ta kenë mundësinë që t’i përshpejtojnë procedurat e nënshkrimit të dokumenteve pa pasur nevojë për takime fizike. Kjo thjeshtë mund të bëhet nga telefoni, tableti apo kompjuteri ku do që ndodheni, përmes identifikimit dhe nënshkrimit elektronik (digjital).


Me aprovimin e këtyre rregulloreve është hapur rruga që ofruesit e shërbimeve për identifikim dhe nënshkrim elektronik mund të parashtrojnë kërkesë për regjistrim të shërbimeve të tyre në Ministrinë e Ekonomisë, si hap i fundit që shërbimi të jetë në dispozicion te qytetarët.


Aktet nënligjore për funksionalizimin e ligjit për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në Transaksionet Elektronike, janë aprovuar dhe janë publikuar në Gazetën Zyrtare.

Aktet nënligjore përcaktojnë dhe rregullojnë:


•         Skemat e identifikimit elektronik;
•         Mënyrat e krijimit të nënshkrimit elektronik;
•         Ofruesit e shërbimeve për identifikim dhe nënshkrim elektronit (digjital);
•         Shenjën e besueshmërisë për shërbimet e kualifikuara të besuar;
•         Regjistrin e ofruesve të shërbimeve të besuara për identifikim elektronik;
•         Nivelin e sigurisë për ofruesit e shërbimeve të identifikimit digjital;
•         Mënyrën e menaxhimit dhe ruajtjen e dokumenteve elektronike;
•         Pajisjet për krijimin e nënshkrimit dhe vulës elektronike;
•         Vlerësimin e konformitetit të ofruesve të kualifikuar.
Këto rregullore janë publikuar në Gazetën Zyrtare, mund t’i gjeni linkun si në vijim: https://gzk.rks-gov.net/ActsByCategoryInst.aspx?Index=3&InstID=46&CatID=23”
 

KOSOVO IN UNESCO