Arifaj dhe Gexh- Bunjaku vizituan Institutin Rajonal të Shëndetësisë Publike në Pejë dhe QKMF-në në Deçan

Prishtinë, 16.05.2022 - Zëvendësministrja e Shëndetësisë, znj. Dafina Gexha-Bunjaku, bashkë me zëvendësministrin e Ekonomisë, z. Mentor Arifaj, kanë vizituar sot Institutin Rajonal të Shëndetësisë Publike në Pejë, përfaqësuesit e Komunës së Deçanit, QKMF-në në Deçan, dhe ndërmarrjen regjionale “Hidro-Drini”, (ujësjellësi), në Pejë dhe Deçan.


Kjo vizitë u bë për shkak të shqetësimeve se në disa fashatra të komunës së Deçanit uji është turbulluar si pasojë e të reshurave.


Fshatrat nga të cilat një numër i vogël i qytetarëve kanë kërkuar ndihmë mjekësore janë: Carrabreg, Prilep, Llukë e ultë, Prapaqan dhe Isniq.


Zyrtarët e Institutit Rajonal të Shëndetësisë Publik enë Pejë kanë konfirmuar se janë marrë mostrat e ujit të këtyre fshatrave, ku sipas tyre në rezultatet e analizave fiziko-kimike, janë brenda kufijve, porse priten edhe rezultatet e analizave bakteriologjike.


Të dy zëvendësministrat, znj.Gexha-Bunjaku dhe z. Arifaj, thanë se Qeveria e Kosovës është e gatshme t'i përgjigjet çdo rekomandimi dhe sugjerimi që vjen nga instirucionet kompetente në mënyrë që situata të jetë nën kontroll dhe qytetarët të jenë të sigurt për çdo gjë.


Ata sigurojnë qyetarët e Kosovës, më saktësisht të fshatarave të lartpërmendura të komunës së Deçanit, se nuk ka vend për shqetësim.


Zyrtarët e institucioneve të lartpërmendura, kanë falënderuar të dy zëvendësministrat e Qeverisë së Kosovës për interesimin e tyre dhe shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar mëtutje.


Vizita në zonat e përmendura dhe masat e institucioneve të Republukës së Kosovës kanë pasuar për shkak se dje Ministria e Shëndetësisë është njoftuar nga IKSHPK-ja se, me kërkesë të ujësjellësit “Hidro-Drini” në Pejë, se janë marrë mostra të ujit të pijes nga disa fshatra të Deçanit për shkak të shqetësimeve se uji është turbulluar si pasojë e të reshurave.

KOSOVO IN UNESCO