Fushëveprimi i Ministrisë së Ekonomisë

BAZUAR NË SHTOJCËN 1 TË RREGULLORES (QRK) - NR. 02/2021 PËR FUSHAT E PËRGJEGJËSISË ADMINISTRATIVE TË ZYRËS SË KRYEMINISTRIT DHE MINISTRIVE:

 

13. MINISTRIA E EKONOMISË (në tekstin e mëtejmë: ME) ka përgjegjësitë si në vijim:

 

 

13.1. Përgatitjen e politikave publike, hartimin e akteve ligjore, hartimin dhe miratimin e akteve nënligjore, zbatimin e tyre, si dhe përcaktimin e standardeve të detyrueshme në fushën e  energjisë, minierave, sektorit postar,telekomunikacionit, teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, si dhe ekonomisë digjitale duke siguruar përafrimin me Acquis të BE-së dhe konventat ndërkombëtare përkatëse;

13.2. Zbaton politikat publike dhelegjislacionin në fushën e energjisë, minierave,

sektorit postar, telekomunikacionit,teknologjisë së informacionit dhekomunikimit, si dhe ekonomisë dixhitale nëpajtim me legjislacionin në fuqi;

 

13.3. Mbështet zhvillimin e ekonomisë se tregut, liberalizimin e tregut ne shërbimet publike dhe futjen e kapitalit privat ne atë publik;

 

13.4. Përgatitë analiza periodike të tregueseve ekonomikë dhe vlerësimin ekonomik të

politikave publike, si dhe mbikëqyrë zbatimin e politikave/strategjive të zhvillimit ekonomik

dhe sektorial;

 

13.5. Ndihmon Qeverinë në ushtrimin e të drejtave të Aksionarit dhe kryeson Komisionin

Ministror për Ndërmarrje Publike;

 

13.6. Mbikëqyrë dhe vlerëson Bordet e Drejtorëve të Ndërmarrjeve Publike sipas

legjislacionit;

 

13.7. Siguron zhvillimin dhe zbatimin e politikave dhe Planin Kombëtar për Efiçiencë të Energjisë dhe monitoron Planet Komunale për Efiçiencë të Energjisë;

 

13.8. Monitoron sistemet e energjisë, duke përfshirë trajtimin e situatave emergjente të

cilat lidhen me sigurinë e furnizimit me energji dhe promovon zbatimin  e rregullave dhe

standardeve teknike në përputhje me standardet ndërkombëtare;

 

13.9. Përmes Inspektoratit për Energji bën mbikëqyrjen administrative të zbatimit të akteve ligjore dhe nënligjore për Energji, Pajisje nën Presion dhe Efiçiencë;

 

13.10. Bashkërendon aktivitetet lidhur me negocimin, lidhjen dhe zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare brenda fushës së përgjegjësisë administrative të saj;

 

13.11. Promovon dhe përfaqëson sektorin mineral brenda dhe jashtë vendit;

 

13.12. Kryen hulumtime gjeologjike dhe në bashkëpunim me autoritetet tjera publike dhe

institucionet përkatëse, në mënyrë sistematike bën mbledhjen, arkivimin, kompilimin, përpunimin si dhe i vë në dispozicion të dhënat gjeo-shkencore përkitazi me resurset

gjeologjike të Kosovës dhe me kërkesë të Qeverisë i siguron raportet që i ka në dispozicion dhe vlerësimet e ekspertëve lidhur me çështjet gjeo-shkencore;

 

13.13. Zhvillon dhe përkrah sektorin e TIK-ut, në veçanti, tregtinë elektronike, identifikiminelektronik, sigurinë e sistemeve të informacionit, Inteligjencën Artificiale, si dhe

teknologjitë tjera të reja (Internet of Things, Big Data, Cloud Computing, Virtual Reality,

3D Printing etj.); dhe

 

13.14. Kryen edhe detyra të tjera, që i caktohen ministrisë me legjislacionin përkatës në fuqi.

njoftim-per-diskutim-publik

KOSOVO IN UNESCO