Hidrocentrali Zhur sipas llojit është hidrocentral akumulues-derivativ i cili është i vendosur në jugperendim të Prizrenit, në rajonin e komunave të Prizrenit dhe Dragashit/Sharrit. Rënie bruto në dispozicion prej maksimales 683,5 m, deri në minimale 643 m shfrytëzohet në dy shkallë HC Zhur I i vendosur afër vendëbanimit Zhur dhe HC Zhur II i vendosur në lumin Drini i Bardhë. Sasia e këtyre ujërave të shfrytëzuara derdhen në lumin Drini i Bardhë.
HC Zhur është central për ngarkesat maksimale të sistemit, me fuqi të instaluar prej 305 MW dhe me prodhim mesatar vjetor prej 397,59 GWh. Sistemi i Hidrocentralit Zhur do të kyqet në sistemin elektroenergetik të Kosovës në nivel të tensionit 220 kV. Puna mesatare vjetore e HC Zhur me fuqi të plotë është rreth 1,400 orë.
Ujrat të cilat do të shfrytëzohen në këtë sistemin hidroenergjetik rrjedhin nga vargu i Malit Sharr. Pellgu kryesor ujor është rajoni i Lumit Plavë dhe degët e tij, prej të cilëve më të rëndësishmet janë Lumi Brod dhe Lumi Restelicë. Në këto ujëra të përbashkët do të lidhet edhe pellgu i Lumi Çaljane me degë të tij. Ujërat e mbedhura në këtë rajon barten me sistemin e prurjeve të Lumit Çaljan, Lumit Restelic dhe Lumit Brod deri tek akumulimet e planifikuara në Lumin Plavë, dhe Brezna e cila do të realizohet në luginën natyrore të Fushës së Llopushnikut.
Prurjen e rrjedhjeve nga vargmalet e Sharrit
akumulimet
HC Zhur I prurjen dhe salla e makinerisë
HC Zhur II prurjen dhe salla e makinerisë
Plavë - ndërtohet me pendë të shtruar 210,00 m gjatësia 41,00 dhe 41 m lartësia
Brezna ndërtohet me mbylljen e greminave në Fushën e Llopushnikut
Tunel me presion 3100,00 m
Gypi i ?elikut me presion 1407,00 m
Salla e makinerisë HC Zhur mbitokësor
Kanali i mbyllur 520,00 m
Tuneli gravitues 1835,00 m
Kanali i hapur 560,00 m
Gypi i ?elikut 170,40 m
Salla e makinerisë HC Zhur II mbitokësor
Sipërfaqja e pellgut F =307.10 km2
Lartësia mesatare vjetore e të reshurave h = 958 mm
Rrjedhja mesatare vjetore Qmv = 8.70 m3/3
Prurja mesatare vjetore e volumit Vmvv = 274 hm3
kuota maksimale e nivelit 980.40 m.l.m.
volumi i tërësishëm Vt = 7.4 hm3
volumi i dobishëm Vd = 4.9 hm3
kuota maksimale e nivelit 979.40 m.l.m.
volumi i tërsishëm Vt = 119 hm3
volumi i dobishëm Vd = 112 hm3
ZHUR I ZHUR II
Rëniet bruto
më i madhi 589.40 m 94.15 m
më i vogli 555.25 m 87.94 m
Rëniet neto
më i madhi 583.93 m 93.52 m
më i vogëli 533.38 m 85.41 m
Rrjedhja e instaluar 2´25 m3/s 1´50 m3/s
Fuqia e instaluar 2´131 MW 1´43 MW
Prodhimi mesatar (vjetor) 342.20 GWh 55.39 GWh
Prodhimi vjetor i energjisë elektrike prej rreth 400 GWh nga burimet e rinovueshme të resursit të pashterur (ujit), nuk ndotë komponentet abiotike: ajrin, tokën dhe ujin, si dhe nuk dëmton shëndetin e njerëzve.
Prodhimi i energjisë elektrike nga hidrocentrali do të përmirësonte gjithashtu edhe bilancin e energjisë elektrike në Kosovë,
rezerva terciar e sistemit elektroenergjetik,
mbulimin e pjesës variabile të diagramit ditor të kërkesës,
Mundëson shitjen e vazhdueshëm të energjis elektrike dhe arritjes se efekteve me te larta financiare, gjegjësishte rritjes se kualitetit të energjisë elektrike të prodhuara në termocentralet;
sigurimi i rezervës së ftohtë me humbje minimale të ujit dhe rezervës së nxehtë të termocentraleve,
sigurimi i garancionit për furnizim me energji elektrike në rastet e eksportit të energjisë,
kontrolla e fuqisë dhe frekuencës,
sigurimi dhe kontrolla e kualitetit të mjedisit në zonën e ndikimit,
hapja e vendeve të reja të punës,
përmisimi i kushteve për zhvillimin e turizmit,
përmisimi i kushteve për sport dhe rekreacion në liqenin akumulues dhe brigjet e liqenit,
përmisimi i kushteve për mundësi të zhvillimit të vendbanimeve gjatë vikendëve,
përmisimi i kushteve për zhvillimin e peshkimit sportiv,
përmisimi i kushteve për përparimin e gjyetisë,
mundësia e kutivimit të peshkut në kafaze në akumulime.