Detyrat dhe përgjegjësitë e Sekretarit të Pergjithshëm
Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik përbëhet nga:
1.1 Sekretari i Përgjithshëm; dhe
1.2 Personeli mbështetës.
2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sekretarit të Përgjithshëm përcaktohen me nenin 38 të Ligjit Nr.03/L-189 për Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës dhe legjislacionin përkatës në fuqi.
3. Detyrat dhe përgjegjësitë e Personelit mbështetës të Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm përcaktohen me legjislacionin në fuqi për shërbimin civil.
4. Numri i të punësuarve në Zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm është tre (3).