Detyrat dhe përgjegjësitë:
-
Ofron ndihmë në hartimin e legjislacionit dhe siguron pajtueshmërinë me ligjin e aplikueshëm në Kosovë;
Ofron ndihmë për strukturat organizative të ministrisë në identifikimin e çështjeve që duhet normuar;
-
Ofron këshilla dhe rekomandime ligjore të kërkuara nga fushëveprimi i Ministrisë;
-
Siguron harmonizimin e legjislacionit të ministrisë me acquis communautaire dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë.
2. Udhëheqësi i Divizionit për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit raporton tek Udhëheqësi i Departamentit Ligjor.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit është tre (3).
Detyrat dhe përgjegjësitë:
-
Koordinon aktivitetet me të gjitha strukturat organizative të Ministrisë për zbatimin e legjislacionit;
-
Ofron mbështetje ligjore në fushën e legjislacionit;
-
Identifikon problemet e zbatimit të akteve normative;
-
Ofron mbështetje ligjore në hartimin e propozim-vendimeve, propozim-marrëveshjeve,propozim-memorandumeve dhe propozim-kontratave;
-
Koordinon aktivitetet legjislative të Ministrisë me institucionet përkatëse;
-
Mirëmban regjistrin e akteve nënligjore të Ministrisë.
2. Udhëheqësi i Divizionit për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Legjislacionit, të Mbështetjes Ligjore dhe të Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit raporton tek Udhëheqësi i Departamentit Ligjor.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Legjislacionit, të Mbështetjes Ligjore dhe të Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit është katër (4).