Detyrat dhe përgjegjësitë:
-
Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive në sektorin e teknologjisë informative;
-
Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit në fushën e teknologjisë informative;
-
Monitoron dhe harton raporte periodike mbi zbatimin e dokumenteve të politikave/ strategjive nga fusha e teknologjisë informative;
-
Përkrahë teknologjinë informative dhe të inovacioneve, p.sh. tregtinë elektronike (e-Commerce);
-
Përkrahë qasjen në teknologji;
-
Nxitë zhvillimin e sistemeve të aftësimit në teknologjinë informative.
2. Udhëheqësi i Divizionit të Teknologjisë Informative e Komunikuese raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Postë-Telekomunikacionit dhe Teknologjisë Informative e Komunikuese.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Teknologjisë Informative e Komunikuese është tre (3).
Detyrat dhe përgjegjësitë:
-
Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive në fushën e telekomunikacionit (komunikimeve elektronike);
-
Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit në fushën e komunikimeve elektronike;
-
Monitoron dhe harton raporte periodike mbi zbatimin e dokumenteve të politikave/ strategjive nga fusha e komunikimeve elektronike;
-
Siguron që standardet evropiane integrohen në planifikim strategjik dhe në legjislacionin për komunikimet elektronike;
-
Siguron cilësinë e shërbimeve dhe të standardeve teknike;
-
Shqyrton nevojat dhe kërkesat e konsumatorëve.
2. Udhëheqësi i Divizionit të Telekomunikacionit raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Postë-Telekomunikacionit dhe Teknologjisë Informative e Komunikuese.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Telekomunikacionit është tre (3).
Detyrat dhe përgjegjësitë:
-
Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave në sektorin postar;
-
Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit në sektorin postar;
-
Monitoron dhe harton raporte të rregullta periodike mbi zbatimin e dokumenteve të politikave/ strategjive dhe legjislacionit në sektorin postar;
-
Është përgjegjës për administrimin e aktiviteteve filatelike, përgatitjen e programit tematik vjetor të emisionit të pullave, mbledhjen e komisionit të pullave dhe pas miratimit të tyre, dhënia e udhëzimeve të nevojshme për prodhimin dhe vënien e tyre në qarkullim nga operatori publik.
2. Udhëheqësi i Divizionit të Postës raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Postë-Telekomunikacionit dhe Teknologjisë Informative e Komunikuese.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Postës është dy (2).