Detyrat dhe përgjegjësitë:
-
Menaxhimi, mirëmbajtja dhe azhurnimi i bazës së të dhënave për veprimtaritë minerare dhe energjetike;
-
Grumbullimi, përpunimi dhe digjitalizimi i të dhënave minerare;
-
Mirëmbajtja e licencave softuerike dhe pajisjeve të tjera teknike digjitale;
-
Mbikëqyrë, përpilon dhe dizajnon hartat tematike për sektorin minerar dhe të energjisë, përmes softuerëve profesionalë;
-
Udhëheqë procesin e përgatitjes së materialeve të ndryshme për promovim të resurseve minerale;
-
Harton raporte të rregullta për aktivitetet dhe zhvillimet minerare:
-
Merr pjesë në hartimin e legjislacionit dhe dokumenteve të politikave/strategjive për sektorin minerar;
-
Mirëmban funksionimin e GIS-it Nacional të Kosovës me të dhëna nga fusha e minierave dhe energjisë;
2. Udhëheqësi i Divizionit të Bazës së të Dhënave dhe Promovimit raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Minierave.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Bazës së të Dhënave dhe Promovimit është tre (3).
Detyrat dhe përgjegjësitë:
-
Grumbullon dhe përpunon të dhënat nga hulumtimet dhe shfrytëzimi i resurseve minerale;
-
Merr pjesë në procesin e hartimit dhe rishikimit të dokumenteve të politikave/ strategjive në sektorin minerar;
-
Merr pjesë në hartimin e legjislacionit për sektorin minerar;
-
Përcjellë zhvillimin dhe mbështetë implementimin e standardeve dhe rregullave teknike për sektorin minerar;
-
Përcjellë, planifikon dhe koordinon aktivitetet në përgatitjen e propozim listës për Rentat Minerare;
-
Përpunon dokumentacionin teknik të prodhimit dhe përgatitjen e bilancit të resurseve minerale të shfrytëzueshme;
-
Merr pjesë në përgatitjen dhe propozon materiale dhe të dhëna për promovim të resurseve minerale;
-
Harton raporte të rregullta periodike për të dhënat e bilancit dhe aktivitete minerare.
2. Udhëheqësi i Divizionit të Resurseve Minerale dhe Bilancit raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Minierave.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Resurseve Minerale dhe Bilancit është tre (3).
Detyrat dhe përgjegjësitë:
-
Udhëheq procesin e hartimit dhe rishikimit të dokumenteve të politikave strategjive në sektorin minerar;
-
Propozon, harton dhe monitoron zbatimin e legjislacionit për sektorin minerar;
-
Harton raporte të rregullta periodike mbi zbatimin e Strategjisë Minerare;
-
Harton dhe monitoron planet për zhvillim të komunitetit të ndikuara nga aktivitetet minerare;
-
Ofron mbështetje në shqyrtimin dhe propozim-miratimin e Planit të Menaxhimit të resurseve minerale;
-
Shqyrton planet hapësinor lidhur me menaxhimin e resurseve minerale.
2. Udhëheqësi i Divizionit të Politikave Minerare raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Minierave.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Politikave Minerare është katër (4).