Departamenti i Integrimit Evropian, Koordinimit të Politikave dhe Zhvillimit Ekonomik
1. Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Ofron mbështetje në bashkërendimin e aktiviteteve për procesin e integrimit Evropian;
- Monitoron dhe raporton për zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Evropian;
- Ofron mbështetje në harmonizimin e legjislacionit të Ministrisë me Acquis Communautaire;
- Koordinon aktivitetet e Ministrisë për mbështetjen financiare nga Instrumenti i Para-Anëtarësimit (IPA) dhe fondet tjera të Bashkimit Evropian;
- Kontribuon në shkëmbimin e informatave në funksion të procesit të integrimit evropian për fushë-veprimtarinë e ministrisë;
- Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive të zhvillimit ekonomik;
- Ofron mbështetje për institucionet tjera përgjegjëse për përgatitjen e dokumenteve të politikave/strategjive sektoriale nga fusha e zhvillimit ekonomik;
- Propozon, harton dhe siguron zbatimin e udhëzimeve për formën dhe përmbajtjen e strategjive sektoriale dhe ndër-sektoriale për zhvillimin ekonomik, si dhe për monitorimin e tyre;
- Ofron mbështetje në përgatitjen estrategjive të zhvillimit të sektorit energjetik, minerar, postar, të komunikimeve elektronike dhe të shoqërisë së informacionit, si dhe programet e zbatimit të tyre;
- Përgatitë dhe përditëson, në koordinim me ministritë dhe institucionet përkatëse, bazën e të dhënave për zhvillimin ekonomik kombëtar;
- Përgatitë periodikisht dhe publikon analiza të tregueseve ekonomikë për zhvillim ekonomik kombëtar e sektorial;
- Harton raporte të rregullta periodike mbi zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive të zhvillimit ekonomik;
- Bashkëpunon me Ministrinë e Financave për përcaktimin e treguesve kryesorë të buxhetit të shtetit dhe përparësitë e investimeve publike;
- Organizon konferenca dhe debate publike me tema të lidhura drejtpërdrejt me zhvillimin ekonomik në Republikën e Kosovës.
2. Udhëheqësi i Departamentit të Integrimit Evropian, Koordinimit të Politikave dhe Zhvillimit Ekonomik raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.
3. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë këto Divizione:
- Divizioni i Integrimit Evropian;
- Divizioni i Koordinimit të Politikave;
- Divizioni i Strategjive Kombëtare të Zhvillimit Ekonomik.
4. Numri i të punësuarve në Departamentin e Integrimit Evropian, Koordinimit të Politikave dhe Zhvillimit Ekonomik është pesëmbëdhjetë (15).
Kontakti:
Drejtori i Departamentit:
Tel: 038 200 215 / 34
Email:
Divizioni i Koordinimit të Politikave1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Koordinimit të Politikave janë:
-
Ofron mbështetje në hartimin e dokumenteve strategjike të ministrisë dhe programeve të zbatimit të tyre, duke siguruar pajtueshmërinë e tyre me dokumentet e tjera qeveritare;
-
Ofron ndihmë për strukturat organizative të ministrisë në përgatitjen e koncept-dokumenteve për legjislacion;
-
Siguron koordinimin e procesit të zhvillimit të dokumenteve strategjike të ministrisë me procesin e planifikimit buxhetor;
-
Siguron të dhënat/informacionet për hartimin e planit vjetor të punës, duke siguruar harmonizimin e tyre me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve dhe dokumentet tjera strategjike, si dhe raporton për zbatimin e tij tek institucionet relevante;
-
Ofron mbështetje për monitorimin dhe raportimin e zbatimit të Planit Zhvillimor Strategjik të Ministrisë.
2. Udhëheqësi i Divizionit të Koordinimit të Politikave raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Politikave të Zhvillimit Ekonomik dhe Integrimit Evropian.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Koordinimit të Politikave është pesë (5).
Divizioni i Integrimit Evropian1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Integrimit Evropian janë:
-
Ofron mbështetje në hartimin e strategjive dhe planeve nga fushëveprimi i Ministrisë;
-
Siguron informacionet për hartimin e Planit të Veprimit për Partneritetin Evropian (PVPE) dhe siguron harmonizimin e tij me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve dhe dokumentet tjera strategjike;
-
Monitoron zbatimin e PVPE-së dhe raporton tek institucionet relevante;
-
Koordinon asistencën e IPA-së dhe asistencën e jashtme bilaterale dhe multiraterale për aktivitetet e Ministrisë dhe siguron që ajo ndërlidhet me prioritetet e Ministrisë;
-
Ofron mbështetje për strukturat organizative të ministrisë gjatë përgatitjes dhe menaxhimit të projekteve;
-
I ofron mbështetje strukturës organizative përgjegjëse për çështje ligjore pranë ministrisë sa i përket përfshirjes së politikave të BE-së në legjislacionin vendor gjatë harmonizimit me acquis communautaire, si dhe kujdeset që legjislacioni i paraparë me PVPE të integrohet në Programin Legjislativ të Qeverisë;
-
Ofron mbështetje dhe organizon në mbarëvajtjen e takimeve të rregullta për procesin e Stabilizim Asociimit, për çështjet që ndërlidhen me fushë-veprimtarinë e ministrisë.
2. Udhëheqësi i Divizionit të Integrimit Evropian raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Politikave të Zhvillimit Ekonomik dhe Integrimit Evropian.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Integrimit Evropian është dy (2).
Divizioni i Strategjive Kombëtare të Zhvillimit EkonomikDetyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Strategjive Kombëtare të Zhvillimit Ekonomik janë:
1.1 Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive në fushën e zhvillimit Ekonomik dhe bashkërendon procesin e konsultimeve me akterët relevantë;
1.2 Monitoron dhe harton raporte të rregullta periodike mbi zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive për zhvillim;
1.3 Bashkëpunon me Ministrinë e Financave për përcaktimin e treguesve kryesorë të buxhetit të shtetit dhe përparësitë e investimeve publike;
1.4 Ofron mbështetje në organizimin e evenimenteve publike lidhura me zhvillimin ekonomik në Republikën e Kosovës;
1.5 Përgatitë dhe përditëson, në koordinim me ministritë dhe institucionet përkatëse, bazën e të dhënave për zhvillimin ekonomik në Republikën e Kosovës;
1.6 Përgatitë periodikisht dhe publikon analiza të tregueseve ekonomikë për zhvillim ekonomik kombëtar e sektorial.
2. Udhëheqësi i Divizionit të Strategjive Kombëtare të Zhvillimit Ekonomik raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Integrimit Evropian, Koordinimit të Politikave dhe Zhvillimit Ekonomik.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Strategjive Kombëtare të Zhvillimit Ekonomik është shtatë (7).