Detyrat dhe përgjegjësitë:
-
Koordinon planifikimin e burimeve njerëzore;
-
Administron rekrutimin e personelit;
-
Kontribuon në rritjen e përformancës së personelit nëpërmjet motivimit dhe zhvillimit të planeve trajnuese;
-
Siguron zbatimin e procedurave për rekrutim dhe përzgjedhje, disiplinë, trajtim të ankesave, kërkesave të pushimit, vlerësimit të punës, etj.
2. Udhëheqësi i Divizionit për Burime Njerëzore raporton tek Sekretari i Përgjithshëm, në aspektin operacional, ndërsa tek Udhëheqësi i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme, në aspektin administrativ.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Burime Njerëzore është shtatë (7).
Detyrat dhe përgjegjësitë:
-
Përgatitë propozimet buxhetore;
-
Koordinon çështjet buxhetore për të gjitha strukturat administrative të Ministrisë;
-
Përcjellë dhe raporton mbi ekzekutimin buxhetor;
-
Siguron që shpenzimet financiare janë bërë në përputhje me rregullat dhe procedurat buxhetore;
-
Menaxhon rezervat e parasë dhe siguron se kontrolli i brendshëm financiar është i bazuar në parimet e llogaridhënies;
-
Siguron bashkëpunim të ngushtë me auditorin e brendshëm dhe të jashtëm në përgatitjen e pasqyrave buxhetore dhe financiare të auditimit.
2. Udhëheqësi i Divizionit për Buxhet dhe Financa raporton tek Sekretari i Përgjithshëm, në aspektin operacional, ndërsa tek Udhëheqësi i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme, në aspektin administrativ.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Buxhet dhe Financa është gjashtë (6).
Detyrat dhe përgjegjësitë:
-
Ofron ndihmë logjistike për takimet e personelit të Ministrisë;
-
Siguron mbështetje në fushën e teknologjisë informative;
-
Menaxhon inventarin dhe depot e ministrisë;
-
Koordinon kërkesat dhe nevojat e ministrisë për mallra dhe pajisje të zyrës për punë;
-
Menaxhon nevojat e transportit dhe automjetet e ministrisë;
-
Mirëmban dhe administron sistemin e arkivit të ministrisë.
2. Udhëheqësi i Divizionit për TI dhe Shërbime Logjistike raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Shërbimeve Mbështetëse.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin për TI dhe Shërbime Logjistike është njëzetetre (23).