Zëvendësministri Mjeku vizitoi Shkollën “Dy Dëshmorët”, e cila është pajisur me teknologji digjitale

Prizren, 22.04.2024 – Zëvendësministri i Ministrisë së Ekonomisë, Getoar Mjeku, i shoqëruar nga drejtori i Departamentit të Teknologjisë Informative dhe Komunikuese, Agim Kukaj dhe përfaqësues të Rrjetit Kosovar për Hulumtim dhe Edukim (KREN), e kanë vizituar Shkollën Fillorë të Mesme të Ulët “Dy Dëshmorët” në Piranë të Prizrenit.

Kjo shkollë është një ndër shkollat e para fillore ku është aktivizuar rrjeti KREN, projekt i Ministrisë së Ekonomisë për digjitalizimin e institucioneve arsimore dhe hulumtuese në Kosovë. Shkolla tani ka një mbulim të plotë me Wi-Fi të teknologjisë së fundit Wi-Fi 6 në të gjitha klasat mësimore dhe ambientet tjera shkollore.

Gjatë kësaj vizite, Zëvendësministri Mjeku tha se Qeveria e Republikës së Kosovës e ka prioritet krijimin e kushteve sa më të mira mësimore në të gjitha shkollat e Kosovës, duke i pajisura ato me teknologji në nevojshme digjitale për nxënësit dhe mësimdhënësit.

Ndërsa, drejtori i shkollës, Besnik Tarjani ka shprehur mirënjohje ndaj Ministrisë së Ekonomisë për investimin në infrastrukturën teknologjike të shkollës.

Investime të këtilla janë bërë edhe në shkollat tjera të Kosovës, me qëllim që të ofrohet një infrastrukturë moderne telekomunikuese në të gjitha shkollat në vend.