Tërmet pranë kufirit të Kosovës

Prishtinë, 26.03.2024 – Bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, më 26.03.2024 në ora 17:45:46 sipas kohës lokale, zona në territorin e Serbisë, afër kufirit të Kosovës është goditur nga një tërmet me magnitudë 2.7 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet III-IV ballë të Merkalit.

Epiqendra e këtij tërmeti ishte lokacioni me koordinata gjeografike 42.360, 21.554, 13 km në juglindje të Gjilanit. Thellësia hipoqendrore ishte 4 km.

Tërmeti në fjalë nuk kishte potencialin të rrezikon qytetaret apo ndonjë dëm material për shkak të forcës se ulët, nuk kishte vend për panik apo shqetësime, njëherësh ky tërmet dëshmon për zonën që është zonë aktive, e cila në të kaluarën ishte goditur nga tërmete me intensitet të lartë bazuar në katalogun historik të tërmeteve. Kjo zonë edhe në të ardhmen mund të gjenerojë tërmete me magnitudë të intensiteti të lartë, ashtu sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë.